Për Koorporatën
Emri i Korporatës Dukagjini është i lidhur ngushtë me përpjekjet e gjithanshme të shoqërisë për nismat e ekonomisë private.
Në saje të punës këmbëngulëse dhe të palodhshme të Zt. Ekrem Llukës, në
vitin 1987 filloi punën Ndërmarrja Librare Botuese Tregtare
Dukagjini, e cila shumë shpejt u bë një nga bartëset më të
rëndësishme të zhvillimit ekonomik në komunën e Pejës dhe më gjerë.
Rrita e korporatës Dukagjini është e lidhur, para së gjithash, me
Shtypshkronjën, njësi punuese më vete, e cila bashkë me simotrat:
Fabrika e Duhanit, Kompania e Sigurimeve, Shtëpia Botuese, Njësia
Ndërtimore dhe Rrjeti Tregtar, sajojnë Korporatën e mirënjohur nga të
gjithë - Dukagjini.
Sot Dukagjini ka arritur kudo, duke zgjëruar vazhdimisht gamën e
prodhimeve dhe të shërbimeve cilësore dhe besnikërinë profesionale te
të gjithë afaristët.
Korporata Dukagjini, me 400 të punësuar, paraqet një hallkë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.